Shopping security
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Power Boosting Mask është një maskë intensive me teksturë hidrogel, e formuluar me kolagjen me molekulë të ulët për të hidratuar thellësisht lëkurën, për të përmirësuar elasticitetin dhe për t’i dhënë fytyrës një pamje më të lëmuar, më të plotë dhe me shkëlqim. Formula përmban kolagjen me molekulë shumë të vogël, i cili ndihmon në lëmimin e vijave të imta dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe më elastike. Acidi hialuronik në disa forma siguron hidratim të thellë dhe efekt mbushës të menjëhershëm, ndërsa ceramidet dhe peptidet ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit me përdorim të vazhdueshëm. Niacinamidet (Vitamina B3) dhe adenozina nga ana tjetër ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës, ndërsa panthenoli dhe përbërësit qetësue e hidratojnë dhe i dhurojnë efekt qetësues të menjëhershëm. Tekstura hidrogel ngjitet mirë në lëkurë dhe bëhet gradualisht transparente gjatë përdorimit, duke ofruar një efekt glow dhe hidratim intensiv, madje edhe si maskë gjatë natës. Kjo maskë është e përshtatshme për lëkurat e thata, të dehidratuara, me humbje elasticiteti ose për ata që kërkojnë efekt glow dhe mbushës para eventeve apo make-up-it.
*37g
Ships within 48 hours · Estimated delivery Jun 21 - Jun 26
US$40
Get nowSign up to your membership to get coupons up to
15%
Get nowOpportunity to enjoy order discount up to 15% off
Top-Converting Item to Boost Your Average Order